RUSI – Janari i kaluar, më i nxehti në Moskë

MOSKË, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Janari i kaluar ishte janari më i nxehti në Moskë, njoftoi sot një autoritet shtetëror meteorologjik.

“Temperatura mesatare ishte 0°C, që konsiderohet temperaturë e lartë për muajin e dimrit”, deklaroi drejtori shkencor i Qendrës Hidrometeorologjike të Rusisë, Roman Vilfand.

“Ishte janari më i nxehtë i qytetit në historinë e vëzhgimit meteorologjik”, shtoi Vilfand. Në raport thuhet se rekordi i mëparshëm për muajin janar, në 2007, ishte minus 1.6°C.

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi në dhjetor se Rusia, shteti me territorin më të madh në botë, është ngrohur dyfish më shpejtë sesa mesatarja globale. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.