Agjencia Telegrafike Shqiptare

Qeveria Kurti/ Thaçi: Sfidat mund të tejkalohen vetëm me punë, përkushtim, përgjegjësi e përgjegjshmëri shtetërore

PRISHTINË, 3 shkurt /ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Qeverinë e re dhe e ka ftuar që sa më shpejt të fillojë punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve.

“E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore”, shprehet Presidenti Thaçi. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version