Prokuror i komanduar pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KLP hap garën

TIRANË, 3 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/-Këshilli i Lartë i Prokurorisë fton të gjithë prokurorët e Shkallës së Parë dhe të Apelit të cilët nuk shërbejnë në një pozicion me mandat të kufizuar dhe që nuk janë të komanduar në ndonjë pozicion tjetër, të shprehin interesin për t’u komanduar pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në njoftimin e publikuar nga KLP, theksohet se kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimin brenda datës 14 Shkurt 2020, ora 16.00, në adresën si në vijim: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” Nr. 1 Tiranë.

Në njoftim sqarohet se “Kërkesa për shprehjen e interesit duhet të përmbajë këto dokumente: Letër motivimi ku kandidati shpreh arsyet dhe motivin e kandidimit për këtë
pozicion pune (jo më shumë se dy faqe A4). CV- në e kandidatit. Mbi zarf duhet të shënohet: “Shprehje Interesi për Komandim (si magjistrat në pozicione
të tjera) pranë ILD”.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.