Kryhet për herë të parë ndërhyrja e rrallë në spitalin rajonal të Durrësit

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Një tjetër ndërhyrje e rrallë me laparoskopi është kryer me sukses nga ekipi i kirurgjisë në spitalin rajonal të Durrësit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informoi se operacioni u krye nga doktor Shkëlqim Ferko, doktor Mendim Megjidi, doktoreshë Mimoza Kamberi dhe Erget Mara instrumentar.

Ministrja tha se ndërhyrja e kryer në spitalet publike u realizuar tek një 43-vjeçare me probleme të theksuara në veshka.

“Ekipi  i përbërë nga dr. Shkëlqim Ferko, dr. Mendim Megjidi, dr. Mimoza Kamberi dhe Erget Mara instrumentar, realizuan pieloplastikën laparoskopike tek një 43-vjeçare me probleme të theksuara në veshka një ndërhyrje që realizohet për herë të parë në spitalet publike”, -informon Manastirliu. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.