Koronavirusi/ Drejtori OBSH-së për Shqipërinë: Nuk vend për panik, Ministria e Shëndetësisë ka bërë punë të përkryer

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ – Raul Gonzales Montero, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Shqipërinë u shpreh në lidhje me përhapjen e koronavirusit se ” nuk vend për panik. Masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri janë sipas hapave të sugjeruara nga OBSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë një punë të shkëlqyer në masat e mara për parandalimin e koronavirusit”.

Në një intervistë televizive Gonzales tha se “nuk ka vend për panik, por për vigjilencë, pasi kjo është një ngjarje që ka ndodhur më parë në Kinë, dhe pothuajse të gjitha rastet janë në Kinë. Ndërsa konfirmoi faktin se në Shqipëri nuk ka deri më tani asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, përfaqësuesi i OBSH sqaroi se nga vëzhgimet e deritanishme rezulton se shkalla e fatalitetit nga ky virus është 2-2,5%”.

“Ka dy institute, ai i Shëndetit Publik, që ka shumë aftësi, ka kapacitet, punonjësit, vullnetin dhe dijen për implementimin e masave mbrojtëse. Kemi edhe lidershipin e ministrisë së Shëndetësisë që i bëjnë gjërat me korrektësi gjithmonë, në koordinim me OBSH-në dhe duke ndjekur të gjitha masat e rekomanduara. Pra, jam shumë besimplotë me udhëheqjen e krizës aktuale nga ministria e Shëndetësisë”, – tha ai.

Ai shtoi se arsyeja e shpalljes së një emergjence publike shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar nga ana e OBSH-së do të thotë që vendet ndajnë informacione, vënë në dispozicion masa dhe implementim racional të këtyre masave, në mënyrë që t’i ndajnë të gjitha këto informacione.

“Kjo është mënyra se si të mbrojmë në mënyrë efektive popullatën e botës nga një përhapje në masë”,  tha  Gonzales .

“Lani duart vazhdimisht, pasi virusi mund të jetë këtu dhe nëse unë e prek, e më pas prek sytë, do të kem një virus në sy. Pra, laj duart dhe nëse unë kollitem apo teshti duhet të vendos krahun apo një fasoletë. Këto janë gjërat disa nga gjërat kyçe që duhet të bëjmë”, përfundoi Gonazales.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.