GJERMANI – Wadephul: Franca të bashkojë armët bërthamore me BE

BERLIN, 3 shkurt /ATSH-AFP/ – Një zyrtar i konservatorëve gjermanë të Angela Merkelit kërkoi që Bashkimi Europian të disponojë në të ardhmen sistemet e tij të armëve bërthamore duke sugjeruar një bashkim edhe me arsenalin bërthamor francez, në një intervistë të publikuar sot.

“Gjermania, që është krejtësisht anti bërthamore dhe ku çështja mbetet gjerësisht tabu, duhet të parashikojë një bashkëpunim me Francën për sa i përket armëve bërthamore”, deklaroi zëvendëspresidenti i grupit parlamentar i Unionit Demokristian (CDU), Johann Wadephul në një intervistë për të përditshmen berlineze “Tagesspiegel”.

“Vendet duhet të jenë të gatshme për të marrë pjesë në forcën e goditjes me kapacitetet dhe mjetet e tyre”, vijoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.