GJERMANI – Merkel dhe Kurz diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

BERLIN, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari austriak, Sebastian Kurz ndodhet për vizitë zyrtare në Berlin ku pritet të zhvillojë bisedime me homologen e tij gjermane, Angela Merkel.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet midis vendeve të tyre siç janë çështjet politike, ekonomike, ndërkombëtare dhe europiane.

Kurz, partia konservatore popullore e të cilit fitoi zgjedhjet në shtator,  ka bërë disa kritika të ashpra ndaj politikave të dyerve të hapura të qeverisë Merkel mbi migracionin./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.