FRANCË – Propozim tronditës i një kandidati të së djathtës: Fëmijët të mësojnë të qëllojnë me armë

PARIS, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Propozim tronditës i një kandidati të ‘’Rassemblement National’’ për zgjedhje e ardhshme lokale në Nord-Pas-de-Calais, Christophe Marécaux.

Ky i fundit ka propozuar që fëmijët të mësojnë të qëllojnë me armë për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve të radikalizmit islamik.

“Të praktikuarit e fëmijëve për të qëlluar me armë është një domosdoshmëri përballë kërcënimeve islamike’’, shkruajti ai në një mesazh në FB, të cilin e fshiu më vonë.

Një ide që u kundërshtua menjëherë nga shefja e ‘’Rassemblement National’’, Marine Le Pen.

‘’Kjo është një ide idiote dhe e rrezikshme’’, tha ajo për radio RMC./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.