BERLIN, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelarja Angela Merkel ofroi sot mbështetjen e Gjermanisë ndaj Argjentinës, para se të zhvillonte bisedime me presidentin argjentinas Alberto Fernandez.
“Jemi të vetëdijshëm se Argjentina gjendet në një situatë ekonomike që nuk është e lehtë”, deklaroi Merkel.
Ajo mirëpriti diskutimet mes qeverisë argjentinase dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. / /sara/