Agjencia Telegrafike Shqiptare

ZELANDË E RE – Ndalohet përkohësisht hyrja për vizitorët nga Kina

UELLINGTON, 2 shkurt /ATSH-DPA/- Zelanda e Re ndaloi përkohësisht hyrjen për të gjithë shtetasit e huaj, të cilët kanë udhëtuar ose kanë kaluar nëpër territorin e Kinës, deklaroi sot kryeministrja, Jacinda Ardern.

Masa do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të vazhdojë për 14 ditë, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit që shpërtheu në Kinë.

“Është shumë e rëndësishme që të mbrojmë Zelandën e Re nga virusi dhe të luajmë rolin tonë në përpjekjen globale për ta kufizuar atë”, deklaroi Ardern. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version