BRUKSEL – Borrell vizitë në Iran për marrëveshjen e armëve bërthamore

TEHERAN, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell do të zhvillojë bisedime në Iran javën e ardhshme, me qëllim shpëtimin e marrëveshjes së armëve bërthamore të vitit 2015, konfirmoi sot ministria e Jashtme iraniane.

“Borrell do të udhëtojë të hënën për herë të parë në Iran dhe do të takohet me liderë të tjerë politikë së bashku me ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Abbas Moussavi për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA.

Marrëveshja bërthamore, që kufizon Iranin për blerjen e bombave bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve gjithëpërfshirëse, ka qenë në rrezik që kur Shtetet e Bashkuara njoftuan tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018 dhe i rivendosën Iranit kufizime të rrepta në tregti.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.