Agjencia Telegrafike Shqiptare

​VV-LDK nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen për bashkëqeverisje

TIRANË, 2 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/- Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e kanë bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa.

Në një konferencë për media, Kurti dhe Mustafa thanë se kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës.

Kurti tha se Qeveria do të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra. “Ne sot u takuam me profesor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakordësuam që të takohemi edhe nesër që ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen e jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverise së re”, tha Kurti.

Ai tha se nuk ka qenë i lehtë ky proces. Sa i përket postit të krye-parlamentarit, Kurti tha se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje por do të vijë në ekzekutiv. Ndërsa, nesër VV do të propozoj një emër të LDK-së për kryetar të Kuvendit.

Mustafa tha se janë pajtuar që posti i presidentit mos të jetë pjesë e kësaj marrëveshje.“Sa i përket kryetar të kuvendit ne do të diskutojmë sot ne këshillin e përgjithshëm”, tha ai./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version