Roja bregdetare dhe Guardia di Financa shpëtojnë 18 persona, ndër të cilët 1 fëmijë

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Roja Bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Financa dhe Policinë Kufitare shpëtuan në orët e para të mëngjesit 18 persona, ndër të cilët 1 fëmijë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se “falë një operacioni kërkimi dhe shpëtimi u bë e mundur gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 1 shkurt 2020 të shpëtoheshin 18 jetë njerëzore, ndër të cilët edhe një fëmijë”.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.