PIKTURE – Zbulohen sekretet e kryeveprës së Rafaelit

MILANO, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Shkenca ka zbuluar sekretet e një prej kryeveprave më të dashura të Rafaelit, në 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të periudhës së Rilindjes.

Shkencëtarët po përdorin rreze x dhe analizat HD për hetimin e pikturës ”Fornarina” në galerinë e Romës “Barberini Corsini”, para transferimit të saj në “Scuderie del Quirinale” për një shfaqje madhore duke filluar nga data 5 mars.

Për tre ditë këtë javë, vizitorët në galerinë Barberini kanë mundur të shohin rezultatet e analizave të bëra nga ekspertët, përfshirë dhe anëtarët e Institutit të Fizikës Bërthamore të Italisë (INFN).

Portreti i një gruaje të re, e njohur ndryshe si “La Fornarina”, u pikturua midis viteve 1518 dhe 1519. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.