Matura shtetërore 2020/Shtim i masave disiplinore, celulari rreptësisht i ndaluar

TIRANE, 1 shkurt/ATSH/- Maturantët që paraqiten në qendrën e provimit ose që konstatohen gjatë provimit me celular, përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar masat disiplinore për provimet e maturës.

Shahini thekson se një masë e tillë garanton një proces të drejtë të zhvillimit të provimit dhe ndihmon për një administrim cilësor.

Matura Shtetërore 2020 vjen me disa ndryshime këtë vit, ku vlerësimi elektronik i provimeve është njëri prej tyre që do të rrisë standardet e cilësisë vlerësuese dhe të minimizojë gabimet njerëzore dhe shtojë transparencën.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.