Komuniteti shqiptar në Bern të Zvicrës, në ndihmë të familjeve të dëmtuara prej tërmetit

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Sokrat Sinaj, mori pjesë në takimin me përfaqësues të shoqatave dhe komunitetit shqiptar në Bern të Zvicrës, me qëllim angazhimin e Diasporës në organizimin e ndihmave për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Sinaj, gjatë këtij takimi është ndalur dhe në prezantimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, i krijuar në fund të vitit të kaluar për të nxitur kapitalin investues të Diasporës në vendin e origjinës.

Në takim morën pjesë edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Zvicër, Ilir Gjoni dhe Nazane Breca. /z.tosku/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.