FOTO/ Lodra për të vegjlit dhe ambiente çlodhëse, drejt përfundimit këndi rekreativ në Sauk

TIRANE, 1 shkurt/ATSH/- Një tjetër kënd rekreativ do t’i shtohet së shpejti kryeqytetit. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës po i japin dorën e fundit ambientit më të ri çlodhës dhe argëtues në zonën e Saukut, që do të gëzojë fëmijët e të moshuarit me më shumë aktivitete dhe mundësi për të kaluar kohën e lirë.

Gjatë ditëve të fundit, është punuar për rehabilitimin e zonës, shtrimin e trotuareve, vendosjen e stolave, sinjalistikës, ndriçimin dhe gjelbërimin. Sakaq, po vendosen edhe lodrat për t’iu mundësuar sa më shumë hapësira argëtimi të vegjëlve të Saukut.

Po kaq cilësor dhe i rëndësishëm për banorët e zonës, është investimi për këndin e ri rekreativ, i cili jo vetëm krijon një hapësirë të re çlodhëse për ta, por edhe i jep një pamje të veçantë zonës përreth.

Sakaq, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe në zona të tjera në kryeqytet për t’u mundësuar qytetarëve hapësira sa më komode, çlodhëse dhe me standarde.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.