AUSTRALI – Vazhdojnë zjarret në kryeqytet

KANBERRA, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Një zjarr që doli jashtë kontrollit, vazhdoi të djegë zonën pranë kryeqytetit Kanberrra, ku janë dëmtuar më shumë se 35 000 hektarë.

Sipas autoriteteve zjarri në parkun kombëtar Namadgi, që ndodhet midis Kanberras dhe New South Wales, aktualisht po kërcënon shtëpitë në periferitë jugore të kryeqytetit.

Zjarret kanë djegur tashmë 15% të sipërfaqes totale të territorit të kryeqytetit.

Një autostradë kryesore jashtë Kanberras është mbyllur si pasojë e zjarreve. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.