ANKARA – Turqia evakuon qytetarët e saj nga Kina

ANKARA, 1 shkurt /ATSH-AA/ – Avioni i Forcave Ajrore të Turqisë me të cilin po evakuohen shtetas turq dhe qytetarë të shteteve tjera, përfshirë dhe një shtetas shqiptar për shkak të epidemisë së koronavirusit nga qyteti Wuhan, është nisur drejt Turqisë, raportoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së, Ali Murat Alhas, i cili ndodhet në avionin ushtarak A400M, ka njoftuar se 42 personat e evakuuar nga Wuhan-i janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai shtoi se avioni do të mbërrijë në Ankara pas një udhëtimi prej 8 orësh.

Grupi i të evakuuarve, që përbëhet nga shtetas turq, azerbaxhanas, gjeorgjianë dhe një shqiptar pritet të mbërrijë në Ankara rreth orës 19:00. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.