TEHERAN – Moussavi: Sanksionet e reja amerikane nuk do të kenë asnjë efekt

TEHERAN, 31 janar /ATSH-AFP/ – Sanksionet e reja amerikane kundër programit bërthamor iranian nuk do të kenë asnjë efekt, deklaroi sot zëdhënësi iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Moussavi.

Uashingtoni njoftoi sot sanksionet e reja kundër Organizatës iraniane të Energjisë Bërthamore (OIEA) dhe shefit të tij, Ali Akbar Salehi, akuzuar nga SHBA-ja se ka luajtur një rol të rëndësishëm në mosrespektimin nga Irani të angazhimit të tij bërthamor me tejkalimin e limiteve të stoqeve të uraniumit dhe në nivelin e pasurimit të këtij minerali.

“Salehi është një figurë shkecore dhe politike e shquar dhe këto sanksione nuk do të kenë asnjë efekt mbi progresin e programit bërthamor paqësor të Republikës islamike të Iranit”, theksoi Moussavi në një komunikatë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.