RUSI – Bisedime Merkel-Putin mbi planin e Trump për LM

MOSKË, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Plani i paqes për Lindjen e Mesme i presidentit amerikan, Donald Trump, ishte një nga çështjet bisedës telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kancelares gjermane Angela Merkel, deklaroi Kremlini.

‘’Çështjet të tjera të bisedës ishin situata në Ukrainë dhe Siri dhe procesi i paqes në Lindjen e Mesme’’, deklaroi presidenca ruse.

‘’Liderët shkëmbyen mendime mbi planin e SHBA për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez’’, tha presidenca në një deklaratë për shtyp.  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.