Miratimi i paketës ligjore Anti-KÇK/ Bardhi: Do të dështojë si “Forca e ligjit”

TIRANË, 31 janar /ATSH – I. Vata/ Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sot pas miratimit në qeveri të paketës ligjore “Anti KÇK”, duke e konsideruar si një ligj që e ka shpikur kryeministri.

Bradhi shprehet se “sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh”.

“Anti KÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar”, tha Bardhi, duke shtuar se “kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm”.

Ai tha se Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar dhe se kryeministri nuk ka për të patur luftë kundër krimit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.