FRANCË – Macron: Brexit një “sinjal alarmi historik” për Europën

FRANCË, 31 janar /ATSH-AFP/ – Largimi i Britanisë së Madhe nga BE sot në mesnatë është një tronditje dhe një sinjal alarmi historik për mbarë Europën, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron, disa orë nga Brexit.

“Ky largim është një tronditje. Është një sinjal alarmi historik që do të ndjehet në secilin prej vendeve tona, që do të dëgjohet në mbarë Europën dhe ne duhet të reflektojmë”, deklaroi Macron në një deklaratë.

“Ky Brexit është i mundur (…) sepse ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Europën tonë “, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.