BRUKSEL – BE akordon 10 milionë euro për kërkimet shkencore ndaj koronavirusit

BRUKSEL, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian ka vënë në dispozicion 10 milionë euro (11,05 milionë dollarë) për kërkime shkencore për epideminë e fundit të koronavirusit.

“Ne po punojmë për të zbutur pasojat e mundshme të një shpërthimi të gjerë të koronavirusit në Bashkimin Europian”, deklaroi komisionerja europiane për Kërkimet, Maria Gabriel.

Komisioni ka filluar një procedurë tenderimi urgjente për hyrjen e fondeve nga programi i tij i kërkimit dhe inovacionit.

Paratë pritet të mbështesin dy deri në katër projekte kërkimore, të cilat do të fillojnë punën sa më shpejt të jetë e mundur./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.