Zhvendosja e Tregut Elektrik, Veliaj: S’ka më xhungël urbane, progres me çdo kusht

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur për të çuar përpara projektin e transformimit të zonës së njohur si Tregu Elektrik në një hapësirë që do i shërbejë gjithë komunitetit të zonës.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizon se tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20 dhjetor të vitit të kaluar për zhvendosjen në Shkozë, ndërsa bën me dije se Tirana do të ecë në rrugën e progresit me çdo kusht.

“Kanë kaluar 20 vjet nga pastrimi i Lanës nga Edi Rama e ka ende njerëz që duan favelat mes lagjeve. Jo më! Progres me çdo kusht! Tregtarët e tregut elektrik janë njoftuar që në 20.12.2019 për zhvendosjen në Shkozë, ja si transformohet zona”, u shpreh Veliaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.