Shtyrja e ligjit antishpifje/ Meta: Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit

TIRANË, 30 janar /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shtyrjen e votimit të projektligjit për mediet audiovizive.

Meta shprehet se “përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur ‘antishpifje’”.

“Reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane”, shprehet ai.

Kuvendi vendosi sot shtyrjen e votimit deri në marrjen e opinionit të Komisionit të Venecias me 21-22 mars në lidhje me ligjin për mediet audiovizive. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.