SHBA – OKB dënon shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve të Berlinit në Libi

NJU JORK, 30 janar /ATSH-AFP/ – I dërguari i OKB-së për Libinë, Ghassan Salame dënoi sot para Këshillit të Sigurimit shkeljet e vazhdueshme të angazhimeve të marra më 12 janar në Berlin nga komuniteti ndërkombëtar, për ndërprerjen e ndërhyrjeve dhe livrimeve të armëve për armiqtë.

“Të gjitha këto manovra, për të furnizuar dy palët, përbëjnë një kërcënim për të precipituar në një konflikt më të rrezikshëm. Ato shkelin shpresën dhe marrëveshjet e Berlinit”, nënvizoi i dërguari i OKB-së, Ghassan Salame./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.