SHBA – FMN plan ndihme prej 1,3 miliardë dollarë për Jordaninë

UASHINGTON, 30 janar /ATSH-AFP/ – Jordania dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) arritën një marrëveshje në kuadër të një plani ndihme prej rreth 1,3 miliardë dollarë, me një afat katër vjeçar, njoftoi sot institucioni i Uashingtonit në një komunikatë.

“Kjo marrëveshje duhet të marrë ende miratimin e Këshillit Administrativ të FMN-së, që do të mblidhet për këtë çështje në mars”, theksoi FMN.

Programi parashikon reforma strukturore për përmirësimin e klimës së investimeve dhe për reduktimin e kostove për kompanitë në kuadër të krijimit të vendeve të reja të punës duke mbrojtur të varfërit dhe shtresën më të brishtë të Jordanisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.