SHBA – ”Apple” dhe ”Broadcom” 1,1 miliardë dollarë gjobë për shkelje të patentave

LOS ANXHELES, 30 janar /ATSH-AFP/ – Kompanitë “Apple” dhe “Broadcom” u urdhëruan t’i paguanin 1,1 miliardë dollarë dëme Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, për shkeljen e shumë patentave të paraqitura nga universiteti për transmetimin përmes wi-fi.

Juria e dënoi “Apple”-in t’i paguante paditësit 837 milionë dollarë, kurse “Broadcom”-in me 270 milionë dollarë.

Instituti i famshëm i Teknologjisë “Caltech” ngriti padi në vitin 2016 me pretendimin se produktet e “Apple” si iPhone, iPad apo kompjuterët Mac, përmbajnë përbërës elektronikë të prodhuar nga ”Broadcom”, të cilin e akuzon se ka shkelur patentat e tij.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatën e Los Anxhelesit, të dy prodhuesit i mohuan kërkesat e “Caltech” për kompensim, duke cilësuar se ato qenë bazuar vetëm në praninë e mikroprocesorëve ”Broadcom” në iPhone, Mac e pajisje të tjera ”Apple”.

“Apple” dhe “Broadcom” po marrin në konsideratë apelimin e këtij aktvendimi./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.