FISHË TEKNIKE – Kompanitë ajrore ndërpresin fluturimet drejt Kinës

PARIS, 30 janar /ATSH-AFP/ – Disa kompani ajrore kanë marrë vendimin për të pezulluar apo reduktuar fluturimet e tyre drejt Kinës përballë përhapjes së koronavirusit të ri, që ka shkaktuar tashmë 170 të vdekur.

– Kompanitë që kanë ndërprerë të gjitha fluturimet e tyre –

“BRITISH AIRWAYS”: Kompania britanike njoftoi dje ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha fluturimeve drejt Kinës kontinentale duke bërë thirrje për të shmangur udhëtimet në këtë vend.  Ajo ka qenë kompania e parë ajrore që ka njoftuar një masë të tillë.

“LUFTHANSA”: Kompania gjermane njoftoi sot ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha fluturimeve drejt dhe me kthim nga Kina kontinentale, deri më 9 shkurt.

“IBERIA”: Kompania spanjolle njoftoi ndërprerjen duke nisur nga nesër të shërbimeve në Shangai dhe Kinë.

“AIR FRANCE” ka ndërprerë të gjitha fluturimet duke nisur nga sot me destinacion dhe kthim nga Kina kontinentale deri më 9 shkurt.

“SAS”: Kompania skandinave njoftoi se kishte pezulluar të gjitha fluturimet direkte duke nisur nga nesër drejt Pekinit dhe Shangait.

“KLM”: Kompania holandeze do të ndërpresë të gjitha fluturimet duke nisur nga kjo fundjavë, veçanërisht drejt Pekinit dhe Shangait.

“LION AIR”: Grupi ajror indonezian që operon flotën më të madhe të Azisë Juglindore do të ndërpresë fluturimet drejt Kinës duke nisur nga 1 shkurti.

Tre kompanitë birmane, “Myanmar National Airlines”, “Air KBZ” dhe “Myanmar Airways International” që lidhin Kinën njoftuan ndërprerjen e fluturimeve duke nisur nga 1 shkurti.

“UKRAINE INTERNATIONAL AIRLINES” dhe “SKYUP AIRLINES” njoftuan ndërprerjen e të gjitha fluturimeve drejt Kinës deri më 28 mars.

Kompania ruse “URAL AIRLINES”, që kryen linjat drejt Mynihut, Parisit dhe Romës, heq dorë nga fluturimet me destinacion Europën, përdorur masivisht për udhëtimet e organizuara që nga Kina.

“AIR MADAGASCAR” njoftoi ndërprerjen e fluturimeve mes Antananarivos dhe Guangzhusë nga 1 shkurti deri më 1 mars.

“EGYPTAIR” ka vendosur ndërprerjen e fluturimeve drejt Hangzhusë duke nisur nga 1 shkurti dhe të të gjitha fluturimeve drejt qyteteve të tjera kineze si Pekini apo Guangzhusë duke nisur nga 4 shkurti.

Kompanitë që kanë reduktuar shërbimin

DELTA: Ka ndarë në dy numrin e fluturimeve duke nisur nga 6 shkurti deri më 30 prill, por ka ruajtur të gjitha shërbimet aktuale.

UNITED AIRLINES: Kompania amerikane njoftoi se do të ndërpriste disa fluturime drejt Pekinit, Shangait dhe Hong Kongut.

FINNAIR: Kompania finlandeze, që ka shtuar këto vitet e fundit linjat me Azinë ,do të ndërpresë disa fluturime, por do të mbajë linjat me Pekinin, Shangain, Hong Kongun dhe Guangzhunë.

– Mbyllja e kufijve me Kinën – 

Rusia ka njoftuar mbylljen e rreth 4 250 kilometrave të kufirit me Kinën.

Kazakistani urdhëroi mbylljen e linjave të autobuzëve, avionëve dhe trenave me Kinën fqinje./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.