Roth: Fillim sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë

TIRANË, 29 janar /ATSH/ – Gjermania kërkon fillim sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë.

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth është shprehur se, “shpresoj se së shpejti do të ketë lëvizje në këtë temë”.

“Komisioni i BE do të paraqesë së shpejti një propozim me të cilin shpresojmë se do të dakordohen të gjitha vendet anëtare”, ka theksuar ai.

Gjermania është e mendimit se zgjerimi i BE është një çështje e veçantë.

Po ashtu, Gjermania angazhohet për fillimin sa më të shpejtë të negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Ndërkohë që Franca ka qenë kundër. /DW

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.