MYNIH – Zuckerberg i pranishëm në Konferencën e Sigurisë

BERLIN, 29 janar /ATSH–DPA/ – Themeluesi i gjigantit social Facebook, Mark Zuckerberg do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih muajin e ardhshëm, deklaroi një zëdhënës i rrjetit social.

‘’Pas konferencës, Zuckerberg planifikon të takojë vendimmarrësit europianë në Bruksel për të diskutuar qasjet e reja rregullatore për rrjetet në internet’’, shtoi zëdhënësi.

Konferenca e Sigurisë e Mynihut do të zhvillohet nga 14 deri Më 16 shkurt. Deri më tani, rreth 30 kryetarë shtete dhe qeveri kanë konfirmuar praninë e tyre në ngjarjen e vitit 2020. Raportohet se do të marrin pjesë dhe 70 ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Kompania Facebook ka qenë nën presion të madh që nga zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016, kur doli se fushatat e propagandës ruse po përdorin platformën për të përhapur lajme të rreme./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.