Lirohet nga detyra zv.ministri i Financave, Erjon Luçi

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme në drejtimin e zv.kryeministrit Erjon Braçe, miratoi vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, Erjon Luçi.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Luçi lirohet nga detyra pas 7 vitesh në këtë post. /z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.