KINË – Huawei: Mirëpresim këshillat e BE-së për 5G-në

PEKIN, 29 janar /ATSH–DPA/ – Gjiganti kinez i telekomunikacionit Huawei mirëpret rekomandimet e Komisionit Europian për teknologjinë 5G duke theksuar se do të lejojë kompaninë të vazhdojë të marrë pjesë në lëshimin e 5G-së në Europë.

“Kjo qasje e BE, bazuar në fakte për sigurinë 5G, lejon Europën të ketë një rrjet 5G më të sigurt dhe më të shpejtë’’, deklaroi kompania në një deklaratë.

“Huawei ka qenë i pranishëm në Europë për gati 20 vjet dhe ka një rekord të dëshmuar në siguri. Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë dhe industrinë europiane për të zhvilluar standarde të përbashkëta për të forcuar sigurinë e rrjetit dhe besueshmërinë tonë”, shtoi kompania./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.