ITALI – Nivelet më të larta të mbijetesës nga kanceri në BE

BARI, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Sipas një raporti të BE-së, Italia ka nivelet më të larta të mbijetesës nga kanceri, pesë vjet pas diagnozës në Bashkimin Europian.

Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare për kancerin e prostatës është 90%, krahasuar me një mesatare 87% të BE-së, ndërsa shkalla për kancerin e gjirit është 86%, krahasuar me një mesatare europiane 83%, sipas profilit të Italisë për gjendjen shëndetësore në BE, që u prezantua në Bari.

Shkalla e mbijetesës për kancerin e zorrës së trashë është 64%, katër pikë më e lartë se mesatarja e BE-së, ndërsa ajo për kancerin e mushkërive është 16%, krahasuar me 15% për Europën në tërësi. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.