Foto/ UKT drejt finalizimit të një tjetër investimi në rrjetin e shpërndarjes

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë është drejt finalizimit të një tjetër investimi në kryeqytet.

Specialistët e terrenit janë duke punuar në kryqëzimin e dy rrugëve, asaj “Bernardo Bilota” dhe rrugës “Dritan Hoxha”, ku është drejt përfundimit investimi më i ri në rrjetin e shpërndarjes.

Ky investim u vjen në ndihmë banorëve të zonës, të cilët kanë vuajtur prej kohësh mungesën e një rrjeti sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë. UKT bëjnë të ditur se përmes Drejtorisë Operacionale është gjatë gjithë kohës në dispozicion të nevojave për ndërhyrje apo investime në kryeqytet. /z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.