ANKARA, 28 janar /ATSH-AA/ – Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë goditi provincën Manisa në perëndim të Turqisë.
Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në Kirkagaç, me thellësi 7 kilometra.
Ndërkohë, zyra e guvernatorit të Manisas njoftoi se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Gjithashtu të premten, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,8 ballë goditi provincën lindore Elazig duke shkaktuar 41 viktima./ /sara/ a.jor.