SHBA, partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë

TIRANË, 28 janar/ATSH/ “SHBA është partner i pazëvendësueshëm politik e strategjik për Shqipërinë”, deklaroi sot ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një takim me Ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Cakaj priti sot në takim ambasadoren Kim, me të cilën diskutoi hollësisht mbi angazhimet e Shqipërisë për çeljen e negociatave, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e vendit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në 2022.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformat e brendshme dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

/m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.