Ambasadorja Kim vlerësim dhe mbështetje për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi

TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Drejtësia është një ndër prioritetet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe SHBA shprehin vlerësimin dhe mbështetjen e tyre për vijimin e zbatimit të kesaj reforme.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi sot një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

“Sot kisha kënaqësinë të mirëprisja në Ministrinë e Drejtësisë, Ambasadoren e re të SHBA-së SH.S.Znj. Yuri Kim. Në një bisedë shumë të ngrohtë dhe konstruktive fokusi ishte te Reforma në Drejtësi”, tha Gjonaj.

“Drejtësia është një ndër prioritetet më të rëndësishme dhe për këtë Ambasadorja Yuri Kim shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e saj për vijimin e zbatimit të kesaj reforme”, u shpreh ministrja Gjonaj.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.