SHBA – Sanders dominon Ohaion dhe New Hampshire

UASHINGTON, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Kandidati në garën për Shtëpinë e Bardhë, Bernie Sanders mund të ndihet i lumtur një javë para fillimit të zgjedhjeve paraprake brenda Partisë Demokratike amerikane, ku sondazhet e fundit tregojnë për një epërsi të tij në shtetet Ohaio dhe New Hampshire.

Të dhënat e minutës së fundit të CNN konfirmojnë se senatori i Vermontit është i pari në New Hampshire, ku do të votohet më 11 shkurt, me 25% të preferencave.

I ndjekur nga ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, me 16%, ish-kryetari i Bashkisë së Bendit të Jugut, Pete Buttigieg me 15% dhe senatorrs Elizabeth Warren, në kuotën e 12%.

Në një nivel kombëtar Biden vazhdon të kryesojë sondazhet me 28%, por distanca nga kandidati Sanders me 24%, po bëhet më e shkurtër./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.