Mblidhet KLP/ Miratohet kërkesa e SPAK për shtimin e dy prokurorëve

TIRANË, 27 janar/ATSH-A. Fortuzi/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të hënën me shumicë votash kërkesën e Kreut të Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja për shtimin e dy prokurorëve në SPAK.

KLP u mblodh të hënën në mesditë, ku u diskutua edhe për kërkesën e Kreut të SPAK, të datës 27.12.2029, kur Arben Kraja iu drejtua me shkresë KLP-së për plotësimin e 2 vendeve vakante në SPAK. Në argumentin e tij, Kraja, theksoi se shtimi i dy prokurorëve është i domosdoshëm për shkak të numrit të lartë të çështjeve të SPAK.

KLP pasi shqyrtoi kërkesën vendosi me shumicë votash të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 2 vendeve vakante për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme përmes procedurës se ngritjes në detyrë.

Njoftimi i vendeve vakante si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët do të publikohen në faqen zyrtare të KLP-së. Kriteret dhe mënyra e konkurrimit janë të parashikuara në rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme”, miratuar me vendim në dt. 19.03.2019 nga KLP.

Në mbledhjen e sotme të KLP-së morën pjesë të gjithë anëtarët e “qeverisë” së prokurorëve.

KLP, gjatë punimeve të ditës së sotme, fillimisht ka miratuar me 11 vota pro projektaktin “Për caktimin e përkohshëm të Brahim Dragjoshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër”.

Po ashtu KLP miratoi me 11 vota pro projektaktin “Për caktimin e përkohshëm të Albert Murçaj në pozicionin e Drejtuesit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër” nga 27.01.2020 deri më 26.04.2020.

Gjithashtu u miratua me 11 vota pro, projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Brahim Dragjoshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër”.

U miratua gjithashtu me 11 vota pro, projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Albert Murçaj në pozicionin e Drejtuesit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër” nga 27.01.2020 deri më 26.04.2020.

KLP ka miratuar me shumicë votash dhe projektaktin “Për caktimin e përkohshëm të Lorenc Mërkuri në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë”.

U miratua unanimisht dhe projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Erion Çela në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Me 11 vota pro u miratua dhe projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Ludovik Doda në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”. Po ashtu u miratohet projektakti “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit Lazër Çardaku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

Gjithashtu u miratua me 11 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Afërdita Ndoi në pozicionin e prokurorit pranë Gjykatës së Apelit Durrës. U miratua unanimisht dhe projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Asllan Bajramaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet”.

U miratua me 7 vota pro edhe projektakti “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Ylli Pjetër Nikaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

Gjatë mbledhjes morën pjesë dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar./a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.