Kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër në sitën e Vetingut

TIRANË, 27 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore në ngarkim të Dritan Banushit, kryetar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Seanca nisi sot në orën 09:00 të mëngjesit. Trupa e gjyqtarëve u përbënte nga treshja, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

Kryetari i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe përgjatë tre dekadave ka punuar si gjyqtar i shkallës së parë dhe i Apelit në Gjirokastër.

Ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës në vitin 2004, ndërsa dhjetë vjet më vonë është promovuar si kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale janë tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.