Kosovë/Javë me reshje shiu dhe temperatura të larta

PRISHTINE, 27 janar /ATSH/ -Java e fundit e muajit janar do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.

Shi pritet të ketë gjatë ditës së sotme, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa ditët tjera të vranëta dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2°C, ndërsa temperaturat maksimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 8-11°C.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. Këto temperatura që parashikohen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetarët./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.