GREQI – Nis procedura për një hua 15-vjeçare, dhjetë vjet pas krizës financiare

ATHINË, 27 janar /ATSH-AFP/- Greqia ka filluar procedurën për fillimin e një kredie pesëmbëdhjetëvjeçare, afati më i gjatë që nga fillimi i krizës financiare greke në 2010, njoftoi sot Agjensia Kombëtare e Borxhit.

Persona non grata në tregjet financiare, prej dhjetë vitesh, Greqia planifikon të marrë hua midis 2 dhe 2,5 miliardë euro, me një normë interesi prej 2 %  dhe me shlyerje deri në vitin 2035, sipas një zyrtari grek.

Agjensia e Borxheve tha se ajo kishte mandatuar bankat “Barclays”, “BNP Paribas”, “BofA” (Banka amerikane e letrave me vlerë), “Goldman Sachs International Bank”, “HSBC” dhe “JP Morgan” për këtë kredi.

Greqia synon të përfitojë nga normat e ulëta të interesit në tregjet financiare dhe në njoftimin e fundit nga agjensia e vlerësimit “Fitch” e cila e ngriti me një nivel vlerësimin borxhin të saj, duke vlerësuar se qëndrueshmëria e këtij të fundit vazhdon të përmirësohet./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.