BASKETBOLL – Humb jetën në një aksident me helikopter Kobe Bryant

NJU JORK, 27 janar /ATSH-AA/ – Basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant ka humbur jetën në një aksident me helikopter në Kaliforni.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Los Angeles County Sheriff, konfirmohet se 41- vjeçari Bryant, një prej lojtarëve legjendë të ligës së basketbollit amerikan (NBA), ka humbur jetën në një aksident me helikopter në qytetin Calabasas.

Në aksidentin me helikopter të ndodhur në Calabasas rreth orës 10:00 me orën lokale konfirmohet se një nga pesë personat që kanë humbur jetën në rrëzimin e helikopterit është Bryant, ndërkohë që nuk janë deklaruar emrat e personave të vdekur në aksident.

Sipas lajmeve në median amerikane pretendohet se në 4 personat e tjerë që kanë humbur jetën në aksident ndodhet edhe vajza e Bryant./   /os/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.