RAMALLAH – Erekat: Nëse Trump njofton planin e paqes do të tërhiqemi nga marrëveshjet e Oslos

RAMALLAH, 26 janar /ATSH-AFP/ – Palestinezët parashikojnë të tërhiqen nga marrëveshjet e Oslos, që inkuadrojnë aktualisht marrëdhëniet mes Izraelit dhe Autoritetit palestinez, nëse presidenti amerikan, Donald Trump njofton planin e paqes për Lindjen e Mesme, theksuan zyrtarët palestinezë.

Nëse Trump njofton projektin e tij, ashtu si është parashikuar deri të martën, Organizata për Çlirimin e Palestinës (OLP) rezervon të drejtën e “tërheqjes nga marrëveshja e përkohshme”, emri i rezultateve konkrete të bisedimeve të Oslos”, deklaroi Saeb Erekat, sekretari i përgjithshëm i OLP-së.

“Ky plan do të transformonte pushtimin e përkohshëm në pushtim të përhershëm”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.