FOKUS – Nga një Europë me gjashtë vende në atë me 27

PARIS, 26 janar /ATSH-AFP/ – Brexit-i shënon tkurrjen e parë të Bashkimit Europian që do të rikthehet në 27 anëtarë.

– 1957: Nënshkrimi i traktateve të Romës nga Italia, Gjermania, Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Holanda. Këto gjashtë vende themeluan Komunitetin Ekonomik Europian (CEE) dhe Komunitetin Europian të Energjisë Bërthamore (CEEA), origjina e Bashkimit Europian.

– 1973: Hyrja e Britanisë së Madhe, Irlandës dhe Danimarkës.

– 1981: Greqia bëhet anëtarja e 10-të e komunitetit europian.

– 1986: Anëtarësimi i Spanjës dhe Portugalisë.

– 1995: Austria, Suedia dhe Finlanda i bashkohen BE-së duke e çuar numrin në 15 anëtarë.

– 2004: BE-ja arrin në 25 anëtarë duke integruar njëherësh bllokun e 10 vendeve, disa prej të cilëve nga ish-blloku i Lindjes, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Republikën Çeke, Poloninë, Hugarinë, Republikën Sllovake, Slloveninë, Qipron dhe Maltën.

– 2007: Anëtarësimi i Bullgrisë dhe Rumanisë.

– 2013: Kroacia bëhet shteti anëtar i 28-të i BE-së.

– 2020: Pas një referendumi në vitin 2016, Britania e Madhe bëhet shteti i parë që largohet nga Unioni duke e rikthyer në 27 anëtarë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.