PEKIN – Kina zgjeron kordonin shëndetësor, 56 milionë persona të izoluar nga koronavirusi

WUHAN, 25 janar /ATSH-AFP/ – Kina njoftoi sot zgjerimin e kordonit sanitar të vendosur për të parandaluar përhapjen e virusit të ri të shfaqur në Wuhan, që ka shkaktuar edhe izolimin e 56 milionë personave.

Edhe pesë qytete të tjera në provincën e Hubeit i janë shtuar 13 qyteteve që ishin përfshirë në këtësistem, që përfshin veçanërisht ndalimin e transportit publik me destinacion këto vende.

Kina ka urdhëruar masa kombëtare për të kontrolluar virusin e ri në trena, autobusë dhe avionë, me qëllim për të parandaluar epideminë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.