Vizita e Presidentit të KE-së në Tiranë, Soreca: Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në

TIRANË, 24 janar /ATSH/ – Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka përcjellë Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel i cili takoi kryeministrin Edi Rama ku folën për Konferencën e Donatorëve dhe procesin e hapjes së negociatave.

Soreca shprehet se vizita e Michel është një shenjë që zgjerimi është përparësi në politikat e BE-së.

“Sapo përcolla Presidentin e Këshillit Europian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave”-, shprehet Soreca.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.