TUNIZI – Kryeministri i ri kërkon një koalicion të gjerë në pushtet

TUNIZ, 24 janar /ATSH-AFP/ – Elyes Fakhfakh, i emëruar si kryeministri i ardhshëm tunizian, theksoi sot se dëshironte një koalicion të gjerë duke përjashtuar dy parti, Qalb Tounes, që po vuan nga procedurat ligjore kundër liderit të saj dhe Partia e Lirë desturien, e cila kritikon revolucionin e 2011-ës.

Presidenti, Kais Saied emëroi të hënën këtë ish-ministër Financash, 47 vjeç, për të formuar brenda këtij muaji një qeveri të aftë për të bindur Parlamentin, pas refuzimit nga deputetët të një qeverie të mëparshme.

Në konferencën e parë prë shtyp, pas emërimit të tij, Fakfkah theksoi se dëshironte një koalicion politik të gjerë për të mbështetur qeverinë e pritshme, që ajo të ketë një besim të gjërë dhe solid në Asamblenë e Përfaqësuesve të popullit./ ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.